Art&Argëtim

Ariana Grande e revoltuar ndaj VIP-ave që organizojnë festa në kushte pandemie

5 Nëntor 2020, 10:26 Nga DOSJA
Ariana Grande e revoltuar ndaj VIP-ave që organizojnë festa në

SHBA- Ariana Grande është një ndër këngëtaret më të suksesshme në të gjithë botën, e cila së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Zach Sang Show”. E pyetur nëse ajo do të organizonte një festë në këtë periudhë pandemie, përgjigjia e saj ka qenë Jo dhe se ishte kundër festave në kohë pandemie, duke reaguar ashpër dhe e shqetësuar edhe ndaj influencuesve në Instagram që organizojnë party gjatë kësaj periudhe pandemie.

“A kemi patjetër të gjithë nevojë të shkojmë tek Saddle Ranch aq sa s’mund të presim që të kalojë kjo pandemi vdekjeprurëse?! Kemi vërtetë kaq shumë nevojë të veshim çizme kauboj dhe të hipim mbi një dem mekanik?! Të gjithë kemi kaq shumë nevojë për atë dreq postimi në Instagram?!”- është shprehur Ariana duke shprehur publikisht zemërimin e saj me personazhet e famshëm të cilët organizojnë këto lloj festash në kohë pandemie.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ariana grande ariana grande

Sondazh

Poll