Art&Argëtim

Nuk ka më dyshime, pas aludimeve për lidhjen mes Majkut dhe Miss Universe ky detaj i fundit nxjerr zbuluar lidhjen e tyre!

5 Nëntor 2020, 11:24 Nga DOSJA
Nuk ka më dyshime, pas aludimeve për lidhjen mes Majkut dhe Miss

KOSOVË- Reperi Majk s’mund t’u shpëtonte për shumë gjatë thashethemeve të mediave dhe nëse ju kishte munguar ndonjë lajm pikant nga reperi, ja ku e keni!

Mbrëmjen e djeshme, ai ka bërë disa veprime “të çuditshme” në Instagram që nuk shpëtuan pa u vënë re.

Duket se reperi ka nisur një histori dashurie me bukuroshen bjonde Blerta Veseli, e cila u shpall këtë vit “Miss Universe Kosovo”.

Çifti ka darkuar së bashku dhe postimet në InstaStory e vërtetojnë këtë. Në foton e publikuar nga Majk duket fare mirë në sfond çanta e Blertës, por prisni se ka akoma!

Për ata që ende nuk besojnë, reperi ka “vjedhur” llogarinë e bukuroshes dhe ka publikuar një foto të tijën.

Mirëpo Blerta e ka fshirë më pas postimin, ku mesa duket, Majk ka dashur t’u tregojë të gjithëve që Blerta tashmë është “e zënë” dhe një romancë e re ka nisur mes tyre!

Së fundmi, portali “IconStyle” ka mundur të ruajë postimin e fansit ku ka zbuluar mesazhet e tij mes reperit për foton e dërguar të Majkut foton e publikuar në InstaStory-n e Blertës, mirëpo përgjigja e reperit s’i ka pëlqyer aspak fansit, i cili e ka kërcënuar fansin se do t’i bëjë bllok nëse flet edhe njëherë për jetën e tij private, që në fakt vetë preferoi ta ekspozojë edhe kësaj here nëpër media.

“Nuk është hera e parë që unë shoh këto veprime dhe më duket e padrejtë. Si ky artist shprehet kështu me fansat e vet. Unë e mbaj këtë faqe plot 4 vite tu e përkrah në maksimum, që edhe rrallë ka fansa që rrinë këtu pa marrë parasysh ça ndodh. Kur ky si idhull nuk ka dit asnjëherë me ma dit të paktën vlerën që unë i kam dhënë suport nonstop. Çfarë mund të pres unë prej një njeriu që sa herë bën të dashur, na kërcënon me bllok? Nuk pres asgjë më shumë. Vetëm pse ke bërë para s’do të thotë që je zot. O injorant më mirë nxirr një këngë për ata që janë duke ta dëgjuar muzikën.”- ka shkruar ndjekësi, i cili ka publikuar të gjithë bisedën.

Gjithashtu edhe ditën e sotme ata kanë postuar në llogarinë e tyre të Instagramit selfie të tyre, por ajo që mori vëmendjen ishin një palë syze, të cilat janë të Blertës, e cila teksa pozonte janë dalluar syzet në tavolinë të cilat ishin identike si të reperit i cili ndau një foto me to.

 (s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz #majk ne nje tjeter lidhje? blerta veseli #majk ne nje tjeter lidhje? blerta veseli

Sondazh

Poll