Ekonomi

Zbardhet vendimi i parë i Rektorit Dosti, zhbllokon tre pikat e mbetura pezull nga Koni

16 Prill 2019, 18:22 Nga DOSJA
Zbardhet vendimi i parë i Rektorit Dosti, zhbllokon tre pikat e mbetura

TIRANË- Rektori i komanduar, pas shkarkimit të Mynyr Konit, Bernard Dosti, ka marrë vendimin e parë pas marrjes së detyrës. Në vendimin e siguruar nga Dosja.al shihet se Dosti kërkon zhbllokimin e bibliotekës digjitale dhe krijimit të aksesit për të gjithë personelin akademik dhe studentëve.

Më tej në vendimin e tij shihen se ai ka vërejtur shumë problematika nga situata e krijuar të cilat janë diskutuar në mbledhjen e rektoratit.

VENDIMET E REKTORIT DOSTI

Të plotësojë të gjitha rekomandimet e pazbatuar, të dërguara me shkresën e MASR me nr. 11215/1 prot., datë o7.12.2018

T’i drejtojë menjëherë kërkesë Gjykatës për heqjen e sekuestros konservative për sistemin informatik të UT-së, si një nevojë emergjente për plotësimin e funksionimit normal në shërbim të studentëve dhe personelit akademik, si dhe të tretëve.

Vlerëson si një mundësi mjaft e mirë për krijimin dhe marrjen e informacionit shkencor ekzistencën e bibliotekës digjitale dhe marrjen e masave për përdorimin e saj nga studentët dhe personeli akademik i UT-së.  

Një prej pikave të miratuara sot në mbledhjen e Rektoratit është kërkuar dhe nga pedagogia Iliriana Kuçana. Ajo në një letër publike drejtuar Presidentit Ilir Meta në një letër publike ku kërkonte që Dosti të miratohej prej tij, shkruante se Rektori duhet të merret me anën akademike. Sot në vendimin e Rektoratit shihet se të gjitha pikat janë në lidhje me jetën akademike të universitetit.

Bernard Dosti u vu në krye të Universitetit të Tiranës pas pezullimit nga Ministria e Arsimit, për shkak se sipas Besa Shahinit ai kishte krijur një situatë bllokuese dhe nuk kishte bashkëpunuar me qeverinë për të mirën e studentëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale

Sondazh

Poll