Ekonomi

Përmirësimi i kilimës së biznesit/ Denaj: Politikat e reja fiskale do ndryshojnë çdo 3 ose 5 vite

17 Prill 2019, 14:16 Nga DOSJA
Përmirësimi i kilimës së biznesit/ Denaj: Politikat e reja

TIRANË- Pas takimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me Bankën Botërore në Washington, Ministrja e Financave Anila Denaj ka deklaruar se tashmë të gjitha nisma ligjore që do të ndërmerren do të kenë një qëndrueshmëri të paktën 3 vjecare, i cili do të përmirësonte ndjeshëm edhe klimën e të bërit biznes në Shqipëri.

Në këtë aspekt, ne jemi duke punuar edhe për të parë se si politikat tona fiskale në vite kanë ndikuar në zhvillim ekonomik. Aty ku ka funksionuar dhe është marrë output të vijohet dhe të shikohet se si kjo mund të rritet, aty ku nuk ka funksionuar të mund të ridimensionohet. Çdo vijueshmëri do të jetë për projekt afatmesëm, 3-vjeçar deri në 5-vjeçar, pasi kjo krijon një qëndrueshmëri më të lartë.” -thotë Denaj.

Teksa parlamenti ende nuk ka miratuar ndryshimet në ligjin e koncensioneve ku nga 1 korriku 2019 nuk lejohen më oferta të pakërkuara në infrastrukturë, Ministrja e Financave Anila Denaj u shpreh:

Ne do ta kemi në fokus nga korriku i këtij viti, me aprovimin e ligjit të ri që do të jetë në Parlament shpresoj shumë shpejt, ku roli i ri i MFE për monitorimin e PPP-ve, që është një shqetësim i vazhdueshëm ndoshta edhe nga mediat, do të jetë një rol më i shtuar dhe do të kërkojë të mitigojë risqet që mund të lidhen me efektet buxhetore.” -theksoi ministrja Denaj

Sipas Ministres se financave  kjo nismë,  ku politikat fiskale të mendohen për një periudhë të gjatë, do të krijojë stabilitet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi anila denaj fmn klima e biznesit politikat fiskale anila denaj fmn klima e biznesit politikat fiskale

Sondazh

Poll

Ekonomi 17 Prill 2019, 09:27

Gra në misione paqeruajtëse? Jo mision i pamundur

Gjeneral majorja Kristin Lund, është gruaja e parë që ka drejtuar një mision paqeruajtës të OKB, atë të Qipros. Sot ajo drejton misionin e OKB dhe trupën paqeru...