Aktualitet

Dita e 21 e grevës së naftëtareve, dy prej tyre përfundojnë në spital: Duam 13 pagat e fituara me djersë

4 Nëntor 2020, 09:04 Nga DOSJA
Dita e 21 e grevës së naftëtareve, dy prej tyre

BALLSH-Gjendja shëndetësore e grave të naftëtarëve, të Ballshit, të cilat që prej 21 ditësh ndodhen në grevë urie është përkeqësuar. Burime për Dosja,al bëjnë me dije se dyprej tyre janë dërguar me urgjencë në spital. Dy prej grave janë transportuar në Spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore. Ndërkohë ata shprehen  se kanë nisur presionet me mesazhe anonime, që ato të lënë grevën. Sakaq shtojnë se edhe pse kanë presione ata nuk do të heqin dorë nga kauza e tyre dhe se grevën do ta vazhdojnë deri sa t’u plotësohen kërkesat.

“Me kete heshtje kuptojme qe qeveria nuk do ta zgjidhi ceshtjen tone. Ne jemi per buken e gojës. Mos të na bëjnë presione që të lëmë grevën, pasi do bëjmë ndonjë vetëflijim që të mbetet në histori”-shprehen naftëtaret.

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë që prej 25 ditësh ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Naftëtarët, prej 8 ditësh tashmë janë zevendësuar nga gratë që punonin në uzinë, të cilat për momentin konsumojnë vetëm ujë me sheqer.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e naftetareve te ballshit naftetaret ne proteste greva e naftetareve te ballshit naftetaret ne proteste

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Nëntor 2020, 07:20

Plagoset me armë zjarri 34-vjeçari në Fier

FIER– Një 24-vvjeçar me inicialet M.M., është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 shkurti” në qytetin e Fierit. Mesnatën e kaluar, 3...

Aktualitet 3 Nëntor 2020, 21:34

TIRANË– Mjeku Erion Dasho, e ka quajtur paturpësi vonesën e përgjigjeve të tamponit në Shqipëri. I ftuar në ‘Tempora’, Dasho është shpreh...