Aktualitet

Sulmi terrorist në Austri, gazetarja tregon DETAJE: Kush janë dy shqiptarët e tjerë që po hetohen, lidhja me Kujtim Fejzull

3 Nëntor 2020, 22:38 Nga DOSJA
Sulmi terrorist në Austri, gazetarja tregon DETAJE: Kush janë dy

MAQEDONI E VERIUT- Dy shqiptarë të tjerë po hetohen nga autoritetet austriake dhe ato maqedonase, se kanë bashkëpunuar dhe komunikuar me Kujtim Fejzullahun, i cili është një prej autorëve të sulmit terrorist në Vjenë të Austrisë.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja e Klan Macedonia, Xhumadije Ibrahimi në një lidhje me emisionin “Opinion” tha se shqiptarët kanë inicialet A.G. dhe U.A., dhe kanë nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut dhe të Austrisë.

“Autoritetet austriake kanë njoftuar se Kujtim Fejzullahu ka patur edhe dy persona të tjerë me të cilët dyshohet se ka komunikuar. Janë dy shqiptarë. Njëri është me iniciale A.G. lindur në Austri dhe tjetri me iniciale U.A. ka lindur në Vienë. Kanë nënshtetësi të dyfishtë, edhe të Maqedonisë së Veriut dhe të Austrisë. Organet kompetente janë duke punuar për rastin,”– tha gazetarja Xhumadije Ibrahimi.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sulm terrorist ne vjene xhumadije ibrahimi sulm terrorist ne vjene xhumadije ibrahimi

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Nëntor 2020, 21:34

TIRANË– Mjeku Erion Dasho, e ka quajtur paturpësi vonesën e përgjigjeve të tamponit në Shqipëri. I ftuar në ‘Tempora’, Dasho është shpreh...