Aktualitet

3 Nëntor 2020, 21:34 Nga DOSJA

TIRANË– Mjeku Erion Dasho, e ka quajtur paturpësi vonesën e përgjigjeve të tamponit në Shqipëri. I ftuar në ‘Tempora’, Dasho është shprehur se qyetarëve në vendin tonë u vjen përgjigja pas një jave ndërsa në Maqedoninë e Veriut del për 30 minuta. Ndër të tjera mjeku shton se Shqipëria është në një situatë absurde.

“Më çudit paturpësia e personave se si përgjigjen në Shqipëri. Të fillosh mendosh se në media dhe rrjete sociale ka persona që ankohen për vonesën e tamponit. Dhe t’u thuash këtu personave nga ekrani se testohet në rregull, është një paturpësi. Personave u vjen testi për një javë, ndërsa në Maqedoni vjen përgjigja për 30 minuta. Kjo tregon se jemi në një situatë absurde. Apo të detyroj dikë që të bëjë një test 100 euro anti geni që ka kosto 6 euro është një krim dhe mbështetje e spekulantëve në Shqipëri.”- tha Dasho.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion dasho koronavirusi ne shqiperi erion dasho koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll