Aktori Koço Devole probleme me frymëmarrjen pas infektimit me COVID/ Flet i biri: Është përkeqësuar nga leucemia. Jemi në
3 Nëntor 2020, 17:23Nga DOSJA
TIRANË– Aktori i njohur i humorit, Koço Devole ishte një prej personazheve publikë të infektuar nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Edhe pse ka rezultuar negativ, sërish ai qëndron i shtruar në spital për shkak të probleme me shëndetin.
Djali i Koços, Genci, ishte i ftuar në “Ftesë në 5”, ku tregoi se gjendja e të atit të tij është e stabilizuar. Sipas tij, aktori pas daljes nga spitali kishte shfaqur vështirësi në frymëmarrje duke u shprehur se e kishte të pamundur përkujdesin në shtëpi.
“Gjendja është stabël, nuk ka përkeqësime por as përmirësime. Ishte e pamundur, gjendja u përkeqësua, nuk ishte në gjendje për të dalë. Ai kishte insistuar kaq shumë që të dilte. Po kemi komunikuar vazhdimisht disa herë në ditë. Babai u përkeqësua, ishte i pa fuqishëm, nuk merrte dot frymë. Dëshironte oksigjen më tepër, dëshironte oksigjen. Kjo është situata, u përkeqësua nuk ia bënim dot shërbimin në shtëpi, ishte pothuajse e pamundur. Babai është i intubuar. Nuk e dimë se sa ditë do të zgjasë. Tamponi mesa di unë ka rezultuar negativ nga virusi. Ai është përkeqësuar nga leucemia, ajo po e mundon si të thuash. Tani nuk mundemi ta takojmë, presim nga shokët e Koços që të na japin formacion. Unë jam në një gjendje nuk e di, herë herë qetësohem sepse nuk po përkeqësohet dhe më jep shpresë që do të përkeqësohem. Specialistët thonë që kaluan 24 orët e para, trupi është mirë, gjendja është stabël. Meraku im tani është i përqendruar tek babai,”- u shpreh Genci.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KUKËS– 4 persona janë infektuar me Covid-19, në Kukës gjatë 24 orëve të fundit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga të infektuarit me sëmundjen ...
TIRANË- Mjeku Henrik Zoto, i cili ka qenë pjesë e takimit që Kryeatri i Opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar me mjekët ka folur rreth situatës së Covid-19 në...
TIRANË– Bilanci i viktimave të pandemisë së koronavirusit në vendin tonë është shtuar sot me 5 pacientë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë ...
KUKËS– Vala e ndryshimeve ka prekur edhe Doganat pas lëvizjeve sot në Policinë e Shtetit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është larguar drejtori...
Maska anti Covid është një motiv i ri i përplasjeje me policinë. Këtë fakt e zbulojnë procesverbalet e policisë së rendit që përherë e më shumë po u kërkojnë qy...
BULQIZE– Spitali i Bulqizës është infektuar nga koronavirus. Dy mjekë mendohet se janë pozitivë me COVID. Për momentin ata janë të vetëkarantinuar në banesat e ...
TIRANE– Gjatë 24 orëve janë ndëshkuar 627 qytetarë dhe 2 administratorë lokalesh, pasi nuk zbatuan masat anticovid. Policia vendosi masën administrative prej 3,...
TIRANE– Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Fran Prendi ka dhënë dorëheqjen e tij. Kërkesa është pranuar nga Kës...
TIRANE– Seanca për Sinan Tafaj është shtyrë nga gjykata administrative e Apelit. Shkak për këtë është bërë mungesa e realtores së çështjes dhe ende nuk d...