Aktualitet

“Ka prioritet për ata që janë të sëmurë”/ Brataj: Testime bëhen aq sa kërkohen, nuk e vendosim ne, tamponët vonohen

3 Nëntor 2020, 21:10 Nga DOSJA
“Ka prioritet për ata që janë të

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka thënë se testet e Covid-19 do të behën sipas kërkesës së qytetarëve. I ftuar në ‘Tempora”, Brataj,ka folur edhe në lidhje me vonesën e përgjigjes së testit të Covid-19 ku thotë se rezultatin e marrin më parë njerëzit që janë më shumë të infektuar. Shefi i Urgjencës thotë se mënyra e kërkesës dhe vlerësimit për tampon vazhdohet të bëhet përmes 127 dhe ndiqet procedura e zakonshme.

“Testet nuk bëhet hajt t’i bëjmë se nuk kemi se çfarë të bëjmë. Teste do të bëhen aq sa kërkohen, nuk i vendosim ne. Në privat shkohet për arsye administrative dhe konfirmohen nga ISHP-ja. Mënyra e kërkesës dhe vlerësimit për tampon vazhdohet të bëhet përmes 127 dhe ndiqet procedura e zakonshme. Për vonesën e tamponëve ka prioritet për ata që janë të sëmurë, që merren nga urgjenca, spitalet dhe më pas vijnë ritestimet. Nëse shtohen kërkesat sigurisht do t’u jepet prioritet rasteve më urgjente. Sot vetëm Tirana kishte 150 raste. Ne nuk duhet të fokusohemi në një pikë, se nuk ndryshon gjë në ecurinë dhe në kurmin e sëmundjes.”- tha Brataj.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll