Aktualitet

Kapen 2.6 ton kanabis mes fruta-perimeve në Mal të Zi! Kaloi përmes Shqipërisë, kishte destinacion Gjermaninë, arresohet s

3 Nëntor 2020, 18:52 Nga DOSJA

PODGORICË–  2.6 ton kanabis janë gjetur dhe sekuestruar brenda një kamioni në Podgoricë të Malit të Zi. Lënda narkotike është gjetur brenda një kamioni, i cili kishte kaluar përmes Shqipërisë. Deri më tani mësohet se Policia malazeze, ka prangosur drejtuesin e mjetit me të cilin po tranportohej droga, i cili është identifikuar si shtetasi shqiptar, Elvis Calik.

Mësohet se droga, e cila kishte hyrë nga pika kufitare Lënda narkotike u gjet në një kamion që hyri nga Shqipëria në pikën kufitare Bozajt në Mal të Zi, kishte si destinacion Gjermaninë. Kamioni që drejtohej nga 40-vjeçari i prangosur ishte mbushur me fruta dhe perime, mes të cilave ishte fshehur edhe lënda narkotike. Përveç shqiptarit, një tjetër person, të dhënat e të cilit nuk bëhen me dije, është proceduar penalisht si i përfshirë në trafikun e drogës. 

NJOFTIM I POLICISË MALAZEZE:

Sot, u krye një veprim i përbashkët i Administratës së Policisë dhe Administratës Doganore, i kryer për një periudhë disa mujore, që synonte ndërprerjen e rrugës ndërkombëtare të kontrabandës së narkotikëve nga Republika e Shqipërisë përmes territorit të Malit të Zi në vendet e Evropës Perëndimore. Në pranga ka rënë E.C. (40 vjeç) nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit, mbajtjes dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve”.

“Një kamion i drejtuar nga E.C (40), një shtetas i Republikës së Shqipërisë, mbërriti në vendkalimin kufitar Božaj sot, 3 nëntor. Kamioni kalonte tranzit drejt vendeve të BE dhe kishte një ngarkesë me fruta dhe perime. Oficerë anti-kontrabandë gjatë kontrollit gjetën nëntë paleta që përmbajnë lëndë narkotike e llojit marihuanë me një peshë totale prej rreth 2 ton” thotë policia.

Një person i dytë është proceduar gjithashtu penalisht me dyshimin si i përfshirë në trafikun e drogës.

Të dhënat operacionale tregojnë se një grup i organizuar kriminal aktiv në territorin e Republikës së Shqipërisë, u përpoq të kontrabandonte rreth 2 tonë marihuanë në Evropën Perëndimore. Hetimi i mëtejshëm është duke u zhvilluar me policinë e Republikës së Shqipërisë dhe policinë e vendeve të Bashkimit Evropian

NJOFTIMI I POLICISË SHQIPTARE:

Policia e Shtetit/Informacion në lidhje me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të kapur në Malin e Zi. Mëngjesin e sotëm, në vendkalimin kufitar Hani i Hotit (Bozaj), shërbimet policore dhe ato doganore të Malit të Zi, gjatë kontrollit të një kamioni tranzit, kanë gjetur të fshehur brenda ngarkesës me fruta-perime, një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të dyshuar marijuanë.

Kamioni që drejtohej nga shtetasi E. C. ishte ngarkuar me fruta-perime në shtetin grek dhe kishte hyrë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, tranzit për në vendet e BE-së. Policia e Shtetit, pas shkëmbimit të informacioneve paraprake me homologët malazezë, ka dërguar në Malin e Zi, një grup specialistësh të Hetimit të Narkotikëve, me qëllim kryerjen e hetimeve të përbashkëta dhe përcaktimin e origjinës se nga është marrë lënda narkotike.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet droge ne podgorice mal i zi droge ne podgorice mal i zi

Sondazh

Poll