Art&Argëtim

Tepelena gjatë pushtimit italian gusht 1916 – 21 qershor 1920

3 Nëntor 2020, 08:51 Nga DOSJA
Tepelena gjatë pushtimit italian gusht 1916 – 21 qershor 1920

TIRANË– Gjatë Luftë së Parë Botërore në  Tepelenë u vendos vija e frontit midis palëve ndërluftuese. Në fillim të prillit 1916 treva e Tepelenës, në vijën Kalivaç – Vjosë – Qafë Miricë – Qafë Kiçok u përfshi në zonën e pushtimit austro – hungarez. Në gusht 1916 gjithë treva në krahun e majtë të Vjosës ra nën pushtimin e ushtrisë italiane. Nga pikëpamja administrative treva, varej nga Prefektura e Gjirokastrës.

Pas tërheqjes së trupave austro – hungareze, shtator – tetor 1918 gjithë treva në të dy anët e Vjosës u administrua nga ushtria italiane.

Trupat ushtarake italiane në Tepelenë ishin vendosur në Progonat, Matohasanaj dhe Tepelenë. Pas Kongresit të Lushnjes 28 – 31 janar 1920 dhe funksionimit të qeverisë së Sulejman Delvinës organizimi administrativ në Tepelenë ka pasur një fizionomi të qartë në të dy krahët e Vjosës. Në fillim të vitit 1920 Tepelena ushtarakisht dhe administrativisht ishte nën kontrollin e trupave pushtuese italiane qe e kishin fortifikuar Tepelenën dhe gjithë bregun e djathtë të Vjosës

Fotoja paraqet një makinë ushtarake italiane kalon lumin Vjosë në një urë ushtarake mbi barka. Eshte realizuar nga reparti fotokinematografik I ushtrisë italiane gjatë Luftës së parë.

Punuar me ngjyra per Dosja.al nga Suad Barbullushi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur tepelena gjate pushtimit italian tepelena gjate pushtimit italian

Sondazh

Poll