Art&Argëtim

Adelina Ismajli rrëfen për herë të parë refuzimin e ftesës së Sanremos

2 Nëntor 2020, 16:44 Nga DOSJA
Adelina Ismajli rrëfen për herë të parë refuzimin e

KOSOVË– Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Ismaili ka zbuluar për publikun ajo ishte e përzgjedhura për të marrë pjesë në festivalin italian “Sanremo”.

Në emisionin e saj ajo ka pasur të ftuar politikanin dhe biznesmenin Behgjet Pacollin, i cili ka zbuluar se në vitin 2002 i është kërkuar që të përzgjidhte një këngëtare për të marrë pjesë në festivalin italian “Sanremo”.

Gjithashtu ai ka treguar se menjëherë kishte propozuar emrin e Adelinës, por nëna e saj e ndjerë e ka refuzuar kërkesën pa u menduar gjatë, por asaj i’u dha një mundësi më e mirë për të performuar këngën e Elsa Lilës, Valeria.

Këngëtarja ka sqaruar se përse e ëma e saj e kishte marrë një vendim të tillë, pavarësisht prestigjit të festivalit.

“Ne në vitin 2002 Z.Pacolli, ndoshta edhe unë e kam me borxh një shpjegim publik, ka qenë kohë e pasluftës, ishin vetëm dy vite sa kishte mbaruar lufta. Përveç traumave të luftës kishin filluar edhe ato të pasluftës dhe reagonim me një egërsi të pashoqe, kur afrohej dikush që na jepte një të mirë, që normalisht duhet me qenë e kundërta që ta pranosh të mirën, e ne tmerroheshim. Ka vazhduar kështu një kohë të gjatë”- është shprehur Adelina.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz adelina ismajli adelina ismajli

Sondazh

Poll