Art&Argëtim

Pandemia e la pa dasmë, Stresi i pranon planet: E kemi të ndaluar, edhe po të duam. Ja ç’më thotë gjyshi për Keisin!

2 Nëntor 2020, 19:27 Nga DOSJA
Pandemia e la pa dasmë, Stresi i pranon planet: E kemi të ndaluar,

TIRANË- Reperi i njohur Stresi ka sqaruar të gjitha thashethemet lidhur me marrëdhënien e shumëkomentuar me Keisin. I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Stresi pohoi edhe njëherë se lidhja mes tyre po shkon shumë mirë duke shtuar se planet për martesë ia kishte prishur pandemia e koronavirusit.

Më tej, reperi i njohur ka treguar edhe fjalët që i ka thënë gjyshi i tij në lidhje me partneren që ka në krahë.

Pjesë nga intervista:

PYETJE: Jeni bashkë?

Stresi: Po, patjetër.

PYETJE: Do martoheni?

Stresi: Tani na e kanë ndaluar edhe po të duam. Kishte plane por rëndësi ka që jemi bashkë më fortë se kurrë.

PYETJE: Çfarë mendon se e mbajti lidhjen tuaj?

Stresi: E mbajti ajo. Për këtë e vlerësoj shumë. Është shumë e vështirë që të gjesh një vajzë të tillë. Gjyshin e kam 92 vjeç dhe e pyes gjithmonë që: O gjysh si është puna e gruas? Më tha; është fat. Dhe unë kam fat shumë të madh.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz stresi stresi

Sondazh

Poll