Art&Argëtim

Humbi babain prej COVID-19, Viola Spiro flet për HERË TË PARË: Jemi të tmerruara, ai po luftonte me virusin e mallkuar, por

2 Nëntor 2020, 19:39 Nga DOSJA
Humbi babain prej COVID-19, Viola Spiro flet për HERË TË

TIRANË– Moderatorja e njohur, Viola Spiro ka reaguar për herë të parë pas humbjes së babait nga pandemia e koronavirusit. Me anë të një statusi në Instagram, Spiro shkruan se ajo, mamaja dhe të motrat ishin të tmerruara nga ikja e parakohshme e anëtarit të familjes.

Ajo ka konfirmuar se i ati ishte infektuar nga pandemia, dhe se zemra e tij nuk e përballoi virusin, duke ndërruar jetë.

Do doja të kisha fuqi që të shkruaja dhe të tregoja pafund për babain tonë, por jam e copëtuar… Jemi të tmerruara dhe të shkatërruara për mënyrën dhe kohën e shpejtë që e humbëm. Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar por zemra e tij nuk duroi gjatë. Ajo pushoi ditën e dielë pa dhënë lamtumirën. Sot e përcollëm për udhëtimin më të gjatë duke u lutur që të jetë i lehtë për të dhe më i bukur!,”-shkruan ajo.

Rodolf Spiro ndërroi jetë dy ditë më parë në Turqi në moshën 63-vjeçare. Babai i moderatores jetonte mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, ndërsa sëfundmi ishte transferuar në atdhe.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz nderron jete babai i viola spiros rodolf spiro viola spiro nderron jete babai i viola spiros rodolf spiro viola spiro

Sondazh

Poll