Aktualitet

“Tronditet” Durrësi! Lëndë plasëse banesës së kushëririt të Nuredin Dumanit, Policia nis hetimet, kush e nisi “mes

2 Nëntor 2020, 21:17 Nga DOSJA
“Tronditet” Durrësi! Lëndë plasëse banesës

DURRËS- Një shpërthim eksploziv  ka ndodhur mbrëmjen e sotme në banesën e kushëririt të Nuredin Dumanit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:30, në lagjen nr.14 të Durrësit, kur 36-vjeçarit Skënder Hoxha i është vendosur tritol në banesë. 

Burime për Dosja.al bënë me dije detaje, të cilët të çojnë tek një nga personazhet e shumëkërkuar nga Policia e Shtetit…Nuredin Dumani. Hoxha është i afërmi i Dumanit, dhe dyshohet se lënda plasëse i është vendosur për t’i dërguar një mesazh kushëririt të tij, i cili akuzohet për shumë vrasje. Aktiviteti i Dumanit ka nisur shumë vite më parë, (lexo këtu dosjen e plotë) dhe i riu nga Dibra me vendbanim me Durrës, tashmë për autoritetet shqiptare, është një vrasës me pagesë. Ai akuzohet si i implikuar në dy ngjarje të rënda në Durrës, ku kanë mbetur 4 viktima mes të cilëve vëllezërit Haxhia, si dhe Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdyli.

Të dy, kërkohen për vrasjen e vëllezërve Haxhia. Gjithashtu, 37-vjeçari ekzekutoi vëllanë e bashkëpunëtorit të tij, Talo Çela, Bujarin. Talo Çela dhe Nuredin Dumani janë konfliktuar bashkë dhe si hakmarrje, ky i fundit i vrau të vëllanë. Si porositës për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Bujar Çelës ndodhet në burg, Erion Alibej. Ky i fundit, akuzohet dhe për urdhërimin e vrasjes së Regis Runajt, mik me Ramazanin.

Ndërkohë vendngjarje kanë shkruar menjëherë forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur nga puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i objektivit dhe shkaqet ka kanë sjellë atentatin ndaj tij. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres policia e durresit skender hoxha tritol ne durres durres policia e durresit skender hoxha tritol ne durres

Sondazh

Poll