Aktualitet

“Kaq ishte dhe për mua”/ LETRA E FUNDIT e Xhino Koçës, shkroi tek ‘NOTES’ lamtumirën: Dua t’ju shikoj të lumtur,

2 Nëntor 2020, 20:53 Nga DOSJA
“Kaq ishte dhe për mua”/ LETRA E FUNDIT e Xhino

TIRANË– Mamaja e Xhino Koçës, Lira ka sjellë letrën e fundit që i biri u kishte lënë para se të kryente aktin e vetëvrasjes nga Sanatoriumi. Letra ishte shkruajtur në opsionin “Notes” të telefonit, por nuk mund të publikohej e plotë për shkak se hetimi po vijonte ende nga Prokuroria.

“Kaq ishte dhe për mu. Ju du shumë të gjithëve me gjithë shpirt. Mami, babi, Kriseli, Robin, Inën, Hana, Kena, Voni, Kejdi, Egi, Sushin, Puçin. Nuk ka fjalë me përshkrujt dhimbjen që ndjej për dhimbjen që po shkaktoj por iu betohem se shkova përtej limiteve të mia shumë herë. S’do tregohesha kurrë egoistë duke iu mërzitur juve por u tejkalua çdo lloj limit. Ju përgjërohem mos e hidhni jetën tutje, le t’ju marrë malli, dua t’ju shikoj të lumtur. Një ditë do të ritakohemi. Ju dua pafund! Se harrova, faleminderit sepse edhe kryesisht falë jush kam pasur një jetë të bukur e të lumtur,”-shkruan 29-vjeçari.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet xhino koça xhino koça

Sondazh

Poll