Politike

U infektua me Covid-19, kryebashkiaku i Dropullit: Një nga sfidat më të vështira që kam patur në jetë, kisha temperaturë

31 Tetor 2020, 22:11 Nga DOSJA
U infektua me Covid-19, kryebashkiaku i Dropullit: Një nga sfidat më

TIRANË– Kryebashkiaku i Dropullit Dhimitër Toli, i cili u infektua me Covid-19, ka rrëfyer se ka pasur temperaturë mbi 39 gradë celsius.

Në një prononcim për AbcNews, Toli e ka cilësuar infektimin me koronavirusi si një nga sfidat më të vështira, me të cilat është përballur në jetë.

 “Jam më mirë sot. Në shtëpi i vetëkarantinuar. Kam marrë mjekimet sipas rekomandimeve. Kisha temperaturë mbi 39. Nuk e di ku u infektova. Kjo është një nga sfidat më të vështira me të cilat jam përballuar në jetë. Duhet të merren të gjitha masat. Njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Nuk është shaka. Nuk dihet se ku e merr, kujdesuni për veten, ruhuni,”- rrëfen ai.

Toli u infektua gjashtë ditë më parë dhe u fut në karantinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dhimitër toli infektohet dhimiter toli dhimitër toli infektohet dhimiter toli

Sondazh

Poll