Ekonomi

Varfëria ulur këmbëkryq në familjen Caca/ Kryefamiljari: Pensioni s’na del as për ilaçe

15 Prill 2019, 09:56 Nga DOSJA
Varfëria ulur këmbëkryq në familjen Caca/ Kryefamiljari:

FUSHË KRUJË– Familja e Xhavit Cacës nga fshati Nikël jeton në kushte të vështira, pasi ndodhen në gjendje të rëndë ekonomike.

Ata banojnë në një ndërtesë të vjetër, tërësisht të amortizuar dhe përveç kësaj, gjendja e saj u përkeqësua totalisht nga tërmeti i muajit gusht të vitit të kaluar, ku tavanet u shkatërruan, muret u çanë e u shemben bashkë me ato pak mobilje që kishin.

Më pas ato njoftuan bashkinë e Krujës për t’i ndihmuar.

Bashkia nga ana e saj shkuan dhe konstatuan në vend situatën dhe e shpallën objektin të pa banueshëm. Ata u lanë të jetonin në një banese tjetër aty ngjitur, e cila qe braktisur nga të zotët për shkak të pasigurisë dhe amortizimit që ka.

Qysh prej guishtit të vitit të kaluar ata vazhdojnë të jetojnë në kushte të rënda higjienike, minjtë dhe gjarperinjtë qarkullojnë kudo në këtë banesë, ku ata po jetojnë dhe ndihen në rrezik të madh, pasi jo pak herë kanë gjetur gjarpërinj edhe ne dollapin e rrobave, siç pohojnë vetë ata.

Ndërtesa, ku ata po jetojnë aktualisht është në gjendje skandaloze dhe mund të shembet nga momenti në moment, duke i zënë poshtë.

Xhaviti dhe bashkëshortja e tij, Shpresa janë dy të moshuar që jetojnë vetëm me pensionet që marrin, të cilat nuk u dalin as për ilaçe. Xhaviti merr një pension kooperative prej 14 mije lekësh ndërsa Shpresa merr pension si invalide, pasi vuan nga një numër i madh sëmundjesh, siç janë sëmundja e zemrës, reumatizma, osteoporoza, etj.

Rreziku që u kanoset, është vazhdimisht në rritje, por askush nuk do t’ia dijë.

Bashkia Krujë para 7 muajsh nisi riparimin e një ambienti për t’ia përshtatur për banim çiftit të moshuar, por punimet u ndërprenë dhe nuk u vendosën as dyer e as dritare, madje siç thotë vetë çifti, punimet u kryen sa për të kaluar radhën, pasi ndërtesa tani pas ndërhyrjes është me e pasigurt.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale familja e varfer fushë-krujë shpresa caca xhavit caca familja e varfer fushë-krujë shpresa caca xhavit caca

Sondazh

Poll