Art&Argëtim

Mos e humbisni spektaklin, hëna e rrallë blu shfaqet për Halloween pas 46 vitesh

31 Tetor 2020, 18:24 Nga DOSJA
Mos e humbisni spektaklin, hëna e rrallë blu shfaqet për

TIRANË- Këtë vit festa e Halloween do të duket paksa ndryshe për shkak të Covid-19, por ajo që bën ndryshimin e kësaj feste nga vitet e tjera është se kjo do të jetë hera e parë që nga viti 1974 që ka një Halloween me Hënë të plotë.

Ajo është Hëna e dytë e plotë e tetorit, e njohur edhe si Hëna blu, edhe pse nuk do të shfaqet me ngjyrën blu në qiellin e natës.

Hëna e plotë e Halloween-it me shumë mundësi ndodh vetëm pak herë në shekull dhe nuk do të përsëritet më në rajonin tonë deri në vitin 2039-ë. Kjo do të jetë edhe hera e parë që një Hënë e plotë Halloween-i do të jetë e dukshme në të gjithë botën që nga 1944-a.

Gjithashtu ekspertët këshillojnë që të mos humbet spektakli i Hënës mbrëmjen e sotme pasi do të jetë i fundit për të paktën 19 vitet e ardhshme. Shikoni fotot e publikuara nga LSA.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete festa e halloween hëna e plotë festa e halloween hëna e plotë

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Tetor 2020, 17:41

TIRANË- Ajo ishte në moshë fare të re, teksa bënte hapat e parë drejt skenës së Teatrit Kombëtar dhe e kemi fjalën pikërisht për aktoren e njohur shqiptare...

Art&Argëtim 31 Tetor 2020, 15:14

TIRANË- Luana Vjollca është një nga moderatoret më të dashura dhe të suskesshme në Shqipëri. Edhe për këtë vit moderatorja ka befasuar të gjithë ndjekësit ...