Art&Argëtim

Justin Bieber rrëfen periudhën e errët të jetës: Mendoja të vetëvritesha

31 Tetor 2020, 18:07 Nga DOSJA
Justin Bieber rrëfen periudhën e errët të jetës:

Justin Bieber është një ndër këngëtarët më të dashur dhe të pëlqyer në të gjithë botën, i cili së fundmi ka realizuar një dokumentar në YouTube Originals, “Justin Bieber: Next Chapter” për jetën e tij duke rrëfyer edhe për problemet e shëndetit mendor e cila kjo gjë e ka çuar këngëtarin drejt vetëvrasjes.

“Ka pasur momente kur kam pasur vërtet mendime vetëvrasjeje. Mendoja nëse do të shuhet ndonjëherë kjo dhimbje? Ishte kaq e qëndrueshme, dhimbja ishte aq e qëndrueshme.”- është shprehur ai.

Pas publikimit të dokumentarit, Justin ka shkruar në llogarinë e tij, Twitter i cili rrëfen se ndihet mirë dhe ju bën thirrje të gjithëve se nëse ndihen të vetmuar ata vetëm duhet të flasin për ta shmangur këtë dhimbje.

“Dua t’i inkurarjoj njerëzit: Hej, nëse ndiheni të vetmuar, flisni. Thuajeni me zë të lartë. Do të liroheni. Unë duhet ta kisha shmangur këtë dhimbje.”- është shprehur këngëtari.

Në janar, përmes serive “Seasons”, këngëtari rrëfeu një tjetër pjesë të jetës së tij, i cili ishte përballur me sëmundjen Lyme, abuzimin me drogën dhe shëndetin mendor, për faktin se ai u vendos në qendër të vëmendjes në një moshë të vogël.

Dokumentari  “Justin Bieber: Next Chapter” ka për qëllim t’u ofrojë shikuesve dhe fansave të këngëtarit një vështrim ekskluziv për tetë muajt e fundit të jetës së Bieber në një kohë të pashembullt pasigurie shëndetësore.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz justin bieber justin bieber

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Tetor 2020, 17:41

TIRANË- Ajo ishte në moshë fare të re, teksa bënte hapat e parë drejt skenës së Teatrit Kombëtar dhe e kemi fjalën pikërisht për aktoren e njohur shqiptare...

Art&Argëtim 31 Tetor 2020, 15:14

TIRANË- Luana Vjollca është një nga moderatoret më të dashura dhe të suskesshme në Shqipëri. Edhe për këtë vit moderatorja ka befasuar të gjithë ndjekësit ...