Art&Argëtim

VIDEO/ Plas sherri në Hell’s Kitchen, konkurrentët qëllojnë njëri tjetrin me sende dhe duar, kuzhina kthehet në arenë d

31 Tetor 2020, 08:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Plas sherri në Hell’s Kitchen, konkurrentët

TIRANË– Sherr i fortë në “Hell’s kitchen”. Dy konkurentët me profesion shefa kuzhine, Indriti dhe Martini janë përplasur fizikisht, teksa u vunë në një sfidë gatimi nga drejtuesi i emisionit Renato Mekolli. I pari u afrua Martini, i cili provokoi me fjalë Indritin. Pas përplasjeve me duar, filloi ajo fizike.

“Mos më prek me dorë,”- tha Martini, ndërsa Indriti e preku diku pranë qafës.
Kaq mjaftoi që Martini t’i derdhte salcën në trup, ndërsa të dy filluan të gjuanin njlri-tjetrin.

Mes dy shefave u futën konkurentët e tjerë dhe vetë Mekolli, të cilët u pozicionuan kundër Indritit.

“Me këtë ritëm do më gjuash edhe mua ti. Ti re pre e provokimeve të Martinit,”- tha Mekolli. “Jashtë, jashtë.”- filloi të bërtiste turma.

“Atë jashtë e di unë,”– tha Mekolli dhe u përball me pjatat e Indritit dhe të Martinit. Të Indritit e theu pa e provuar.

“Vetëm kur e shikoj ma shpif kjo pjatë. Ik zhduku,”– tha Mekolli dhe e përzuri Indritin duke thyer dhe pjatën.

Ky i fundit, u largua duke thyer enë dhe shau nëpërdhëmbë. “Ju ** robt,”- tha ai, ndërsa në emision vërshuan duartrokitjet. Pasi doli nga aty Indriti sfidoi Renato Mekollin.

“Renato Mekolli të sfidoj, me çfarë pjate të duash ti,”– tha ai.

Gatimi vijoi por incidentet nuk u ndalën. Këtë herë u përplasën Eusebio dhe Roberti që e quanin njëri-tjetrin ‘pis’ dhe ‘injorant’. Por debati u ndal me kaq mes tyre. Dy konkurente të tjera debatuan për vendin se ku do të gatuanin, ndërsa në fund, njëra u dogj në këmbë. Meglit ia vaji i përvëluar në këmbë, ndërsa koleget vijuan t’i jepnin ndihmën e shpejtë me salcë domatesh dhe ujë të ftohtë. Megli qante me të madhe.

(f.m/a.kdosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

televizion televizion inditi martini renato mekolli inditi martini renato mekolli

Sondazh

Poll