Aktualitet

U akuzua nga Rama se s’kishte diplomë, flet Zija Allhysa: Dua të studioj seriozisht… nuk jam matrapaz ta blej diplomën me

30 Tetor 2020, 11:28 Nga DOSJA
U akuzua nga Rama se s’kishte diplomë, flet Zija Allhysa: Dua të

TIRANË- Zija Allhysa, ndihmës epidemiolog në Durrës,  është kthyer në “kalin” e betejës së luftës politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, forcon denoncimin se numri i tamponëve në qytetin e Durrësit është i pamjaftueshëm. I akuzuar nga kryeministri Edi Rama se nuk ka diplomë mjekësie, por kurs infermieri, Allhysa thotë se ndoshta nuk është eksperti më i mirë i shëndetësisë, por gjendjen e tamponëve në qytetin e Durrësit, e njeh mirë, ndërsa sfidon Ramën të shohë sesa tamponë bëhen në këtë qytet. 

“Jam personi që marr tamponet në Njësinë vendore në Durrës. Unë nuk jam as deputet, unë nuk jam njeri matrapaz, që të merrja një diplomë fallso me lekë. Nuk jam për këto lloj diplomash unë, jam për t’iu hapur rrugën të rinjve, që të mund të studiojnë. Nuk kam gjë as me ministrinë, as me drejtoreshën e ISHP-së, nuk kam gjë personale me asnjë, personale e imja është nxjerrja e të gjitha materialeve të mia në televizion, për të cilën do të shkoj dhe në gjykatë. Kam dalë në ekran, dhe sa herë që më kanë pyetur kam thënë statusin që kam pasur, jam ndihmës epidemiolog. Dy vërejtje kam bërë unë, një që nuk ka tampone, dhe dy që mjekët nuk kanë marrë paratë që u janë premtuar. Dje pas ngritjes së shqetësimit kam mundur që të marr 70 tampone”, u shpreh Zija Alhysa.

Që herët në mëngjes, kryeministri Edi Rama rrëmoi në të shkuarën e Allhysës pas denoncimit që Partia Demokratike dhe kryedemokrati Lulzim Basha bënë në media me deklaratën e tij, se në Durrës ka mungesë tamponësh. Rama tha se Allhysa është thjesht infermier dhe se fjala e tij nuk mund të merret për bazë. Në fakt, kjo situatë është e njohur, megjithëse në këndvështrim tjetër. Disa muaj më parë, kur Shqipëria ndihmoi me 30 mjekë Italinë, mes tyre ishte edhe një person me profesion “pompist” Qazim Ismaili. Asokohe MSH dhe qeveria rreknin të përgënjeshtronin Dosja.al se pompisti kishte një diplomë disa vjeçare, ndërsa sot, qëndrimi është tjetër. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama lulzim basha mungesa e tamponeve zija allhysa edi rama lulzim basha mungesa e tamponeve zija allhysa

Sondazh

Poll