Aktualitet

Homazhet për kompozitorin Avni Mula në hollin e Akademisë së Arteve, të pranishëm artistë dhe figura të njohura të poli

30 Tetor 2020, 11:24 Nga DOSJA
Homazhet për kompozitorin Avni Mula në hollin e Akademisë së

TIRANE– Ditën e sotme në hollin e Akademisë së Arteve u zhvilluan homazhet për ndarjen nga jeta të kompozitorit Avni Mula.

Të pranishëm ishin figura të njohura të artit, kulturës, si dhe politikanët e njohur, mes tyre Lulzim Basha, Sali Berisha ndërkohë që Veliaj dhe Meta të cilët lanë buqetat me lule sipër arkivolit u shkëmbyen mes tyre.

Berisha e konsideroi Mulën si një kolos të muzikës shqiptare ndërsa Basha u shpreh se Mula është artist e se ceremonia e tij është e veçantë pasi shoqërohet me muzikë.

Arta Dade ishte gjithashtu e pranishme, Vasil Tole, e shumë të tjerë të cilët ndanë me mediat disa momente të rëndësishme nga jeta e Avni Mulës.

Duhet të jetë zi kombëtare. Po zakonet janë sipas vendit. Ai ishte një kompozitor që duhet ti këndojmë të gjithë.- është shprehur kompozitori Robert Radoja.

Të dy bëjnë 1, gjysma është Avnia gjysma ishte Nina, ka qënë një këngëtare e veçantë.’ tha artisti Zhani Ciko.

Ceremonia u zhvillua deri në orën 13:00 e më pas arkivoli i artistit u përcoll për në banesën e fundit.

Avni Mula ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 92 vjeçare. Ai e nisi karrierën e tij artistike si tenor menjëherë pas diplomimit në Konservatorin Cajkovski të Moskës, u kthye në një artist që frymëzoi breza të tjerë artistësh. Ndonëse në fillim të punës së tij u njoh për prezantimin e klasikëve të operas si Rosini, Avni Mula mbetet artisti që i dhuroi shqiptarëve “Valsin e Lumturisë”. Avni Mula ia dedikoi jetën muzikës, por kontributi i tij shkruhet me nota muzikore edhe në familje.Familja Mula është një nga familjet e mëdha të muzikës, ku të gjithë kultivoheshin me këtë frymë. Të gjithë në familjen Mula janë artistë: Avni Mula, Nina Mula dhe dy vajzat, Adelina Mula, pianiste dhe Inva Mula, me famë botërore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avni mula homazhet per avni mulen lulzim basha robert radoja sali berisha avni mula homazhet per avni mulen lulzim basha robert radoja sali berisha

Sondazh

Poll