Aktualitet

“Polic ke qenë”/ Gazetari i përgjigjet Lleshajt për fyerjen e RËNDË: Ngele tek gaveta e Ushtrisë, respekt për ata pun

30 Tetor 2020, 11:18 Nga DOSJA
“Polic ke qenë”/ Gazetari i përgjigjet Lleshajt për

TIRANË- Gazetari Elton Qyno, i cili mbulon prej vitesh çështjet e gjyqësorit ka komentuar në rrjetet sociale deklaratën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili fyejti dje deputetin Myslym Murrizi duke e etiketuar me konotacion negativ si “polic”. Në një reagim në rrjetet sociale, Qyno thotë se kjo ëshë deklaratë bulliste, përçmuese që tregon se edhe vetë Ministri nuk e merr seriozisht punën që është caktuar të bëjë. Teksa shton se çdo polic që kryen detyrën duhet të trajtohet me respekt, Qyno i drejtohet Lleshajt me fjalët “…Tek gaveta e ushtrisë ke qënë, tek gaveta paske mbetur…”.

POSTIMI I PLOTË I GAZETARIT: 

…Polic ke qënë dhe polic ke mbetur…polic..”

Kjo është deklarata me përçmuese dhe bulliste e nxjerë nga një ministër i Brendshëm, për mijëra efektivët e policisë që ka nën yqëm. Deklaratë shkatëruese që dhe vetë ministri i Brendshëm nuk i mer seriozisht trupën policore.
Respekt për çdo punonjës policie që kryen detyrë nga mëngjesi e deri në të ngrysur vonë, orar pa orar, ngrënë pa ngrënë dhe veshur pa veshur.
Respekt për çdo efektiv që kryen detyrën me vendosmëri dhe lufton krimin.
Sa për ministrin Lleshaj vetëm një fjalë

“…Tek gaveta e ushtrisë ke qënë, tek gaveta paske mbetur…”

Llesh kerko ndjese…

Dje në Kuvend, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë një deklaratë të turpshme teksa po i përgjigjej deputetit Myslym Murrizi. Ministri që ka në varësi një trupë policore me mbi 10 mijë efektivë të Policisë së Shtetit, fyejti deputetin duke i thënë “polic ke qenë, polic ke mbetur”. Pas këtij momenti, Lleshaj censuroi deklaratën e tij në Facebook, ndërsa ende nuk ka një reagim ndaj tij. As kryeparlamentari Gramoz Ruçi nuk ndërhyri për t’i ndaluar fyerjen ministrit i cili e përmendi disa herë, faktin se të qenit polic, është një post i ulët. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elton qyno sander lleshaj sander lleshaj fyen policet elton qyno sander lleshaj sander lleshaj fyen policet

Sondazh

Poll