Aktualitet

‘Tundet’ Vlora! Tritol jashtë banesës së 69-vjeçarit, ish-kasapi rrëfen momentet e tmerrit: Mendova se ishte tërmet, s

30 Tetor 2020, 06:51 Nga DOSJA
‘Tundet’ Vlora! Tritol jashtë banesës së

VLORËShpërthim me tritol në një banesë në Vlorë. Mësohet se është vendosur lëndë plasëse në banesën e 69-vjeçarit Tahsim Xheladin Banushaj. Policia e Shtetit ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 03:16 të mëngjesit në lagjen ‘Hajro Çakërri’. Pronari i banesës ka folur në lidhje me ngjarjen, duke u shprehur i tronditur nga sulmi ndaj tij.

69-vjeçari, Tahsim Xheladin Banushaj ka rrëfyer se në momentin kur kanë dëgjuar shpërthimin janë ngritur duke menduar se ishte tërmet. “Obobo tërmet”-është fjala që Banushi i tha të shoqes e më pas dolën në oborr aty ku po bisedonin me fqinjtë në lidhje me tronditjen që kishin pësuar, pa e kuptuar ende që në portën e banesës u ishte vendosur tritol.

I moshuari, i cili në profesion ka qënë kasap, pohon se nuk ka borxhe apo konfikte me njëri, duke shtuar se edhe fëmijët e tij, dy prej të cilëve jetojnë jashtë vendit dhe dy në Shqipëri kanë jetë të rregullt.

Fatmirësisht si pasojë e lëndës plasëse ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia po vijon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Po ashtu tritol iu është vendosur dhe një gazetari mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Sulmi u bë ndaj gazetarit të ‘News24’ Elidon Ndreka, po ashtu lënda plasëse u vendos në oborrin e banesës. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tahsim banushi tritol ne vlore vlore tahsim banushi tritol ne vlore vlore

Sondazh

Poll