Aktualitet

COVID në Shqipëri/ Mjeku Pëllumb Pipero: Vatrat kryesore janë familja, baret, restorantet, kërkova mbylljen e kinemave

30 Tetor 2020, 07:54 Nga DOSJA
COVID në Shqipëri/ Mjeku Pëllumb Pipero: Vatrat kryesore

TIRANE– Mjeku Pëllumb Pipero, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në një lidhje Skype me emisionin “Open” për të folur për masat e reja të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve pas rritjes së rasteve me Covid. Pipero tha se ishte dakort me vendimet e marra duke marrë parasysh ecurinë e virusit tanimë.

Ai shtoi se vatër kryesore e përhapjes së virusit është familja, baret e lokalet, pra vendet ku njerëzit janë më pranë njëri-tjetrit.

“Vatër kryesore e përhapjes së virusit është familja, baret, restorantet. I sugjerova që atëherë komitetit të ekspertëve që të shqyrtonin fashën e orareve për lokalet. Gjithashtu kërkova mbylljen e kinemave si pjesë e masave. Këto masa janë në përputhshmëri me ecurinë e valës së virusit. Prandaj jam dakort me vendimet e reja,” tha Pipero.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne shqiperi pellumb pipero covid ne shqiperi pellumb pipero

Sondazh

Poll