Aktualitet

Iu vendos tritoli në oborr të banesës, flet gazetari: Dyshoj për shkak të profesionit, nuk di ku të drejtoj gishtin

30 Tetor 2020, 07:36 Nga DOSJA
Iu vendos tritoli në oborr të banesës, flet gazetari: Dyshoj

LEZHË– Gazetari Elidon Ndreka ka folur për herë të parë pas shpërthimit të tritolit në banesën e tij në fshatin Balldren të Lezhës. Në një lidhje live me televizionin për të cilin punon, Ndreka është shprehur se nuk ka konflikte me njeri dhe arsyeja e vetme që mund të jetë bërë për vendosjen e lëndës plasëse është puna e tij si gazetar. Ai gjithashtu është shprehur se nga shpërthimi është tronditur e gjithë familja, e cila ka qenë në gjumë në momentin e ngjarjes pasi lënda ka plasur vetëm pak pas mesante.

“Mbrëmë rreth orën 12 e 30 të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim pranë portës së banesës time. Një shpërthim tritoli u cilësua edhe sipas ekspertëve të policisë, nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale në portën e banesës. Nuk di të drejtoj gishtin nga një person se kush mund ta ketë kryer por shpresoj që policia dhe drejtësia të zbardhë dhe të shkojë deri në fund ngjarjes. Shpresoj që të zbardhet sa më shpejt. Prindërit janë në moshë janë të dy pensionist, unë prej vitesh ushtroj profesionin e gazetarit. E vetmja indidicie mund të jetë puna që bëj por sdi të drejtoj gishtin por nuk di të them pasi çdo ditë jemi në terren. Kjo ngjarje është mjaft e rëndë, pasi në shtëpi jetoj me babin mamin bashkëshorten dhe 2 vajzat. Vajza filloi të qante në mesnatë. Ngjarje të tilla gjithësecili prej kolegëve do ta kuptonte sa e rëndë është. Kam besim të plotë që do të zbardhet në bazë të provave që kanë gjetur edhe nga kamerat që ndodhen në shtëpinë time. Janë sekuestruar pamjet filmike. Ngjarje të tilla të japin kurajo për të vazhduar edhe më tej dhe do të vazhdojmë” u shpreh gazetari.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës. Gazetarit Elidon Ndreka i kanë vendosur tritol në derën e banesës, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Gazetari është shprehur se nuk ka asnjë dyshim. Megjithatë ai ka shtruar se shpreson në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia e Lezhës ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

(k.m/A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elidon ndreka shperthim ne lezhe sulmohet me tritol gazetari elidon ndreka elidon ndreka shperthim ne lezhe sulmohet me tritol gazetari elidon ndreka

Sondazh

Poll