Aktualitet

Kokainë në mes të Athinës për “VIP-at”/ Arrestohet shqiptari taksist, bashkë me grekun furnizonin vendin me &#

30 Tetor 2020, 06:55 Nga DOSJA
Kokainë në mes të Athinës për “VIP-at”/

ATHINË– Një shqiptar është prangosur në Greqi. Në bashkëpunim me një shtetas grek, ai shiste lëndë narkotike në kryeqytet. Operacioni është zhvilluar në Athinë, ku 33-vjeçari shqiptar operonte si shofer taksie dhe brenda mjetit iu gjetën 4.4 kg kokainë, e ndarë 3 qese të vogla, ndërsa në banesën e grekut, 34 vjeç, u gjet pjesa tjetër e drogës

Mediet fqinje raportojnë se greku i arrestuar është një ish-punonjës i Teatrit Kombëtar në Greqi, ai përdorte shqiptarin për të lëvizur kokainë, duke ngarë taksinë, e cila ishte në emrin e tij. Mësohet se kokaina shitej nëpër rrugët e Athinës për 60-70 euro grami.

Sipas të dhënave, greku prej kohësh ishte larguar pa lajmëruar nga puna në Teatrin Kombëtar dhe askush nga kolegët e tij nuk e dinte arsyen. Mesa duket 34-vjeçari ka pasur plane të tjera. 

“Nga hulumtimi që kemi bërë, duket se ai ka trafikuar sasi droge gjatë gjashtë muajve të fundit, dhe në fakt me një klientelë të madhe. Disa prej tyre i përkasin botës së artistëve,“-dha për Zouglan një efektiv policie. 

Të dy janë prangosur dhe dosja e tyre është dërguar në Prokurori për të mësuar se ku merrej furnizimi i drogës. Gjithashtu u zbuluar se të dy të prangosurit nuk kishin precedentë të mëparëshëm. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi greqi arrestohet shqiptari ne greqi greqi

Sondazh

Poll