Aktualitet

I vunë tritol në derën e shtëpisë, Policia e Lezhës nis hetimet për gazetarin Ndreka, një kamera sigurie ka filmuar auto

30 Tetor 2020, 08:06 Nga DOSJA
I vunë tritol në derën e shtëpisë, Policia e

LEZHË– Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur gjatë mesnatës në fshatin Balldre të Lezhës, ku lëndë plasëse u vendos në banesën e gazetarit Elidon Ndreja.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se ka nisur puna për kapjen e autorit, i cili është  filmuar nga një kamera sigurie, teksa zbret nga një makinë, vendos lëndën plasëse në derë dhe më pas largohet.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 30.10.2020, rreth orës 00:30, në fshatin Balldre , Lezhë, në pjesën e jashtme të hyrjes së  banesës së shtetasit E.N,  ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet  lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës. Gazetarit Elidon Ndreka i kanë vendosur tritol në derën e banesës, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Gazetari është shprehur se nuk ka asnjë dyshim. Megjithatë ai ka shtruar se shpreson në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia e Lezhës ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elidon ndreka lezhe policia e shtetit sulmohet me tritol gazetari elidon ndreka tritol ne lezhe elidon ndreka lezhe policia e shtetit sulmohet me tritol gazetari elidon ndreka tritol ne lezhe

Sondazh

Poll