Aktualitet

‘Dridhet’ Lezha pas mesnate/ Shpërthim tritoli te banesa e Elidon Ndrekës, gazetari: S’kam konflikte! Nuk di ku të drej

30 Tetor 2020, 00:27 Nga DOSJA
‘Dridhet’ Lezha pas mesnate/ Shpërthim tritoli te banesa e

LEZHË– Sulmohet me tritol banesa e gazetarit Elidon Ndreka. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se sulmi ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate, kur një sasi lëndë shpërthyese, e dyshuar si tritol, ka plasur në portën hyrëse në shtëpinë e gazetarit. Megjithatë fatmirësisht nuk ka lënduar njerëz, por ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Për fat të mirë nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale. Vetë gazetari ka bërë me dije se nuk ka konflikte me asnjë, dhe shkak mund të jetë bërë vetëm puna e tij si reporter.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ gazetari është shprehur se nuk di se kujt t’i ‘drejtojë gishtin’ pasi nuk ka asnjë dyshim. Megjithatë ai ka shtruar se shpreson në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Falë gabimeve të autorit, ngjarja mund të zbardhet shpejt pasi një kamera sigurie ka filmuar një person teksa zbret nga një makinë, vendos lëndën plasëse në derë dhe më pas largohet. 

Ndërkohë menjëherë pak marrjes së njoftimit Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur autorët e sulmit ndaj gazetarit Elidon Ndreka. Deri më tani pista kryesore është ajo e sulmit për shkak të profesionit, mirëpo nuk përjashtohen edhe konfliktet personale.

(f.g.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elidon ndreka sulmohet me tritol gazetari elidon ndreka tritol ne lezhe elidon ndreka sulmohet me tritol gazetari elidon ndreka tritol ne lezhe

Sondazh

Poll