Art&Argëtim

Merr fund romanca mes Brad Pitt dhe modeles Nicole Poturalski

29 Tetor 2020, 09:47 Nga DOSJA
Merr fund romanca mes Brad Pitt dhe modeles Nicole Poturalski

SHBA- Brad Pitt dhe modelja gjermane Nicole Poturalski i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, të paktën kështu shkruan revista amerikane “Page Six”.

Sipas një personi të brendshëm, ai  është shprehur se lidhja e tyre ka “përfunduar plotësisht”, ku gjithashtu ata thuhet se janë ndarë disa muaj më parë.

“Asnjëherë nuk ishte aq serioze sa çdokush mendonte”- është shprehur personi i brendshëm.

Brad Pitt u njoh me modelen e famshme në gusht të vitit 2019 pas premierës së filmit të tij “Njëherë e një kohë … në Hollywood” në Berlin, në restorantin Borchardt të burrit të saj, Roland Mary.

Disa javë pas takimit të tyre modelja gjermane udhëtoi për në Los Angeles për një set fotografik, ku u takua përsëri me aktorin, Brad Pitt. Në fund të gushtit ata u panë së bashku për herë të parë në Aeroportin Le Bourget në Francë, por ata nuk e konfirmuan kurrë zyrtarisht lidhjen e tyre.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz brad pitt nicole poturalski brad pitt nicole poturalski

Sondazh

Poll