Politike

Ralf Gjoni përplaset me analistin: Mos ofendoni. Iliazaj: Deputet laboratori, idiot politik

18 Prill 2019, 20:50 Nga DOSJA
Ralf Gjoni përplaset me analistin: Mos ofendoni. Iliazaj: Deputet

TIRANË- Deputeti i LSI, Ralf Gjoni ka qenë sot i ftuar në emisionin “Open” dhe ka pasur një përplasje me analistin Ervis Iliazaj. Në studio paralele, Gjoni nisi të fliste po u ndërpre nga Iliazaj dhe ky i fundit e quaji dhe “student të tij”.

Iliazaj vijoi dhe më tej duke e quajtur idiot politik dhe deputet që ka dal nga laboratori dhe jo zgjedhur nga populli. Nga ana tjetër deputeti u tregua i përmbajtur duke thënë se nuk mund të vijohej me ofendime, por të debatohej me argumente.

PJESË NGA DEBATI

Ervis Iliazi: Mund të ishte student im

Ralf Gjoni: Nuk mund të jem në panel me një analist që ofendon deputetët në emision. Nuk mund t’i thuash një bashkëfolësi që “ti mund të ishe studenti im”.  Dhe që jemi deputet laboratori.

Ervis Iliazi: Unë thash që ju jeni një deputet, por jeni opozitë e krijuar në laborator dhe jo e zgjedhur me votë në 25 qershor.

Rlaf Gjoni: Ti ke bordero…

Ervis Iliazi: Po ik tek Tatimet shiko, ore qenke grindavec politik ti, ti qenke qesharak fare. Je një idiot politik vetëm kaq.

Ralf Gjoni: Po flisja dhe më ndërpreu fjalën. Mos na ofendoni, mos na quani laboratore dhe mos na quani student. Hajde dhe të debatojmë me argumente.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debati i forte deputeti laboratori ervis iliazaj ralf gjoni debati i forte deputeti laboratori ervis iliazaj ralf gjoni

Sondazh

Poll