Aktualitet

“Ejani më rrëmbeni se vetë nuk vij dot”/ Iris Luarasi zbardh mesazhin e Eva Dumanit, ia that ë vëllait

27 Tetor 2020, 21:50 Nga DOSJA
“Ejani më rrëmbeni se vetë nuk vij dot”/ Iris Luarasi

TIRANË– Iris Luarasi është shprehur se Eva Dumani, shqiptarja e mbetur në kampin Al hol, i ka lënë një mesazh të vëllait. E ftuar në studion e “Opinion”, Luarasi tha se Eva i ka thënë Endrit që të shkojnë e ta rrëmbejnë, sepse ajo vetë nuk mund të largohej që aty.

“I ka thënë të vëllait që ejani dhe më rrëmbeni sepse unë nuk vij dot. Ia ka thënë të vëllait, pasi e ka përcjellë në Shqipëri,”– tha Luarasi.

Endri dhe Eva Dumani u dërguan në Siri nga babai i tyre Shkëlzen Dumani në vitin 2014, i cili mbeti i vrarë duke luftuar në krah të grupeve xhihadiste. Endri, sot 12 vjeç dhe e motra, Eva, sot 15 vjeçe jetuan në “ferrin” e Al-holit. Mes bombave, tymit, baltës, mungesës së shkollës, familjes, dhe një fëmijërie normale.

I vetmi ngushëllim i dy të vegjëlve ishte gjyshja e tyre, Mendije Dumani, e cila u nis nga Shqipëria për të marrë fëmijët, por vdiq në mes të kampit disa muaj më parë. Sot, Endri është në shtëpi. Por nuk është njësoj për Evën. Adoleshentja ndodhet ende në kamp dhe nuk pranon të kthehet nga frika e historive që i tregohen se nëse do të kthehet në atdhe do e çojnë në jetimore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eva dumani iris luarasi riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria eva dumani iris luarasi riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria

Sondazh

Poll