Aktualitet

“Mos përmend emra”/ Drejtori i Anti-Terrorit Gledis Nano përplaset me gazetaren, e përgënjeshtron LIVE: Po ç’thua moj

27 Tetor 2020, 21:41 Nga DOSJA
“Mos përmend emra”/ Drejtori i Anti-Terrorit Gledis Nano

TIRANË– Drejtori i Antiterrorit Gledis Nano është përplasur mbrëmjen e sotme me gazetaren Fatjona Mejdini, teksa të ftuar në “Opinion”, po diskutonin në lidhje me shqiptarët e mbetur në kampin Al-Hol. 

Në momentin që Mejdini po tregonte të dhëna në lidhje me jetën e Floresha Rashës dhe bashkëshortët që ajo ka pasur në Siri, Nano tha se nuk duhen zbuluar emra. Por ende pa e mbaruar bisedën Nano, Mejdini tregoi se fëmijët e Floresha Rashës, janë të Lavdërim Muhaxherit.  Këtu nisi përplasaj mes tyre, pasi Nano e përgënjeshtroi dhe tha se Muhaxheri është prind i vetëm njërit fëmijë, ndërsa tjetrin Floresha e ka me një tjetër burrë. 

Pjesë nga biseda

Fatjona Mejdini: Atëherë në kemi një dramë sociale me Floresha Rashën, ajo është martuar edhe me dy burra të tjerë, atje në kamp…pasi i vdiq burri që kishte në Shqipëri, Diamant Rasha…

Gledis Nano: Të lutem mos përmend emra….duam ta riintegrojmë…

Fatjona Mejdini: Ore zotëri, do na lini tani…ju i nxorrët me fytyra e emra fëmijët aty…Do nai lesh ne tani

Gledis Nano: Jo emrat se me kë është martuar zonja moj…

Fatjona Mejdini: Zonja është martaur dhe dy fëmiëjt që ka i përkasin Lavdrim Muhaxherit…e që është deklaruar i vrarë..është rimartuar me të. Ajo e ka deklaruar vetë.

Gledis Nano: Nuk është e vërtetë…një nga fëmijët është i atij zotërisë, tjetri është me baba tjetër. Ju lutem, mos përmendi emra.

Fatjona Mejdini: I nxorrët fëmijët me fytyrë aty…

Gledis Nano: Po ç’lidhje ka, ne duam t’i riintegrojmë ti thua…jeni mirë ju se e trajtoni informacionin si të doni…

Fatjona Mejdini: Jo pra…doli vjehrri dhe tha që s’e pranoj në shtëpi..

Gledis Nano: po le të dalë moj vjehrri, vjehrrin do pyesim ne…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatjona mejdin gledis nano sherr nano-mejdini fatjona mejdin gledis nano sherr nano-mejdini

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2020, 20:37

TIRANË- Gazetari Muhamed Veliu, ka folur në lidhje me sfidat që është përballur herë aps here Floresha Rasha, gruaja e cila pas shumë vitesh është rikthyer...