Aktualitet

Bedri Elezi jep deklaratën e fortë: Vëllai i Alvin Berishës është gjallë, po kujdeset një familje shqiptare

27 Tetor 2020, 22:05 Nga DOSJA
Bedri Elezi jep deklaratën e fortë: Vëllai i Alvin Berishës

TIRANË- Drejtor i sigurisë së Kosovës, Bedri Elezi tha në Open se vëllai 4-vjeçar i Alvin Berishës, Bunjamini është gjallë dhe po kujdeset për të në kamp një familje shqiptare.

Ndërsa për nënën e tij mendohet të jetë në një burg dhe babai të ketë ndërruar jetë si pasojë e bombardimeve.

Elezi: Ka pasur informacione dhe për Bunjamin, por ne kemi foto të para 10 muajve , babai nuk ka mundur të mbijetojë, për nënën se dimë a është e burgosur apo gjallë. Sepse në se ajo ka shpëtuar është e sigurt që është burgosur.

Fëmijët janë kthyer, për Bunjamin kujdeset një familje shqiptare , që po pret fatin e kthimit në Tiranë. familja e nënës së tij po e ndjek këtë çështje. Nga ana tjetër Indrit Doda, shefi i i operacioneve antiterrorizëm nuk dha detaje dhe as nuk e konfirmoi këtë.

Marrë nga:TopChannel

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alvin berisha bedri elezi alvin berisha bedri elezi

Sondazh

Poll