Sport

Kristiano Ronaldo sërish pozitiv

27 Tetor 2020, 19:43 Nga DOSJA
Kristiano Ronaldo sërish pozitiv

ITALI – Nuk do të kemi mundësi të shohim ditën e mërkurë një përballje Mesi-Kristiano Ronaldo. Portugezi i Juventusi ka rezultuar sërish pozitiv në tamponin e dytë brenda pak ditësh, sipas të cilit shenjat e Coronavirusit janë ende në trupin e futbollistit. Si rrjedhojë CR7 nuk do të jetë në gjendje të zbresë në fushë në “Allianz” kundër Barcelonës.

Kujtojmë që Ronaldo është jashtë fushave që nga data 13 tetor dhe gjatë gjithë periudhës ka qenë asimptomatik dhe pretendohej se po e kalonte lehtë sëmundjen që të rikthehej në fushë sa më shpejt, por gjërat me sa duket janë ndryshe dhe beteja e tij me virusin ende nuk ka përfunduar.

Tamponi i fundit që i ishte bërë Ronaldos kishte treguar një nivel të ulët të virusit, si rrjedhojë Pirlo dhe e gjithë skuadra ishin optimistë dhe me shpresë që do ta kishin në dispozicion për këtë ndeshje kaq të rëndësishme.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 27 Tetor 2020, 19:22

Bartomeu jep dorëheqjen nga Barcelona

SPANJE – Hoze Maria Bartomeu nuk është më presidenti i Barcelonës. Ashtu siç raportojnë mediat nga Spanja, vendimi është marrë mbrëmjen e së martës, pas ...

Sport 27 Tetor 2020, 20:50

BARCELONË- Ariedo Braida është një ndër drejtuesit më të njohur në futbollin europian. Ai ka punuar me klube të mëdha si Milan dhe Barcelona. Te skuadra it...

Sport 27 Tetor 2020, 20:22

Interi ngec me barazim pa gola në Kiev

EUROPE – Interi akoma nuk po arrin të ketë vazhdimësi dhe as rezultate pozitive në Champions League. Në raundin e dytë të ndeshjeve të fazës së grupeve, s...