Sport

Bartomeu jep dorëheqjen nga Barcelona

27 Tetor 2020, 19:22 Nga DOSJA
Bartomeu jep dorëheqjen nga Barcelona

SPANJE – Hoze Maria Bartomeu nuk është më presidenti i Barcelonës. Ashtu siç raportojnë mediat nga Spanja, vendimi është marrë mbrëmjen e së martës, pas një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv të klubit katalan.

Pavarësisht lajmeve kontradiktore, nga dita e djeshme edhe paraditen e sotme, mësohet se Bartomeu sot në mbërmje ka vendosur t’i paraqesë këshillit të klubit dorëheqjen në përfundim të mbledhjes që ka zhvilluar.

Bartomeu u zgjodh në krye të klubit katalanas në vitin 2014, por shumë shpejt kreditet e tij filluan të binin deri kur arritën kulmin me tentativën për largim të Lionel Mesit në verën e shkuar.

Kontrata e Bartomeut skadonte në mars të vitit të ardhshëm, por me sa duket presioni u rrit shumë dhe si rrjedhojë ditën e martë, pak ditë pas humbjes së “El Clasicos”, ai u detyrua të dorëhiqej.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 27 Tetor 2020, 20:50

BARCELONË- Ariedo Braida është një ndër drejtuesit më të njohur në futbollin europian. Ai ka punuar me klube të mëdha si Milan dhe Barcelona. Te skuadra it...

Sport 27 Tetor 2020, 20:22

Interi ngec me barazim pa gola në Kiev

EUROPE – Interi akoma nuk po arrin të ketë vazhdimësi dhe as rezultate pozitive në Champions League. Në raundin e dytë të ndeshjeve të fazës së grupeve, s...