Sport

Inter po negocion me Lautaro Martinez, për rinovimin e kontratës së yllit argjentinas

27 Tetor 2020, 18:52 Nga DOSJA
Inter po negocion me Lautaro Martinez, për rinovimin e kontratës

ITALI– Lautaro Martinez është një ndër lojtarët kryesor të skuadrës së Interit. Sulmuesi 23-vjeçar argjentinas konsiderohet nga të gjithë si një ndër yjet e të tashmes dhe të ardhmes. Shumë skuadra të njohura janë të interesuara për shërbimet e lojtarit, si përshëmbull Barcelona, Real Madrid, Chelsea.

Por zikaltrit e Interit nuk duan ta humbasin yllin e tyre, dhe për këtë arsye ata po negociojnë me agjentët e lojtarit për rinovimin e kontratës. Agjentët e lojtarit kërkojnë një pagë prej 8.5 milionë eurosh siç marrin yjet e tjerë të ekipit. Ndërkohë klubi i ofron një pagë prej 6 milionë eurosh, dhe kërkojnë heqjen e klauzolës së prishjes së kontratës.

Palët duken në rrugën e duhur për të arritur një marrëveshje, dhe pavarsisht vështirsive të mundshme mendohet që palët mund të arrijnë një marrëveshje brënda këtij viti.

Xh.Z (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kontrata e martinez lautaro martinez kontrata e martinez lautaro martinez

Sondazh

Poll

Sport 27 Tetor 2020, 10:37

Në vendin tonë nuk luhet asnjë sport

TIRANE – Jo vetëm futbolli, por në vendin tonë nuk zhvillohet asnjë aktivitet sportiv, disa për arsye pandemie dhe disa të tjerë për arsye kërkesash ndaj qeveri...

Sport 27 Tetor 2020, 11:46

Mourinjo: Ehh… si kanë ardhur kohët

ANGLI – Hoze Mourinho sa herë fiton është edhe në formë për të bërë shaka. Kështu pas fitores minimale 1-0 të kësaj jave ndaj Bërnleit, trajneri portugez ka pos...