Sport

Bavarezët me vështirësi i imponohen Lokomotivës

27 Tetor 2020, 21:00 Nga DOSJA
Bavarezët me vështirësi i imponohen Lokomotivës

MOSKE – Në ditën e dytë të ndeshjeve të fazës së grupeve në Champions League, Bajerni i Mynihut fillon mbërmjen, duke qenë se luan në orarin e parë, me fitoren 2-1 ndaj Lokomotivës së Moskës. Kampionët e Europës në fuqi e patën më të vështirë se sa u duk në letër, këtë takim. Goretska në minutën e 13-të zhbllokon takimin.

Me shifrat 1-0 u mbyll pjesa e parë ndërkohë që në të dytën janë rusët që gjejnë golin e barazimit në minutën e 70-të me Mirancuk.

Golin vendimtar për bavarezët dhe të gjithë takimin e shënon Kimish vetëm 9 minuta pasi ishte vendosur barazpesha. Pas kësaj fitoreje Bajerini i Mynihut udhëheq grupin A me pikë të plota.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 27 Tetor 2020, 20:50

BARCELONË- Ariedo Braida është një ndër drejtuesit më të njohur në futbollin europian. Ai ka punuar me klube të mëdha si Milan dhe Barcelona. Te skuadra it...

Sport 27 Tetor 2020, 20:22

Interi ngec me barazim pa gola në Kiev

EUROPE – Interi akoma nuk po arrin të ketë vazhdimësi dhe as rezultate pozitive në Champions League. Në raundin e dytë të ndeshjeve të fazës së grupeve, s...