Sport

27 Tetor 2020, 20:50 Nga DOSJA

BARCELONË- Ariedo Braida është një ndër drejtuesit më të njohur në futbollin europian. Ai ka punuar me klube të mëdha si Milan dhe Barcelona. Te skuadra italiane e Milanit, ai solli lojtarë të mirënjohur si Kaka, Shevchenko etj. Braida punoi si drejtues i klubit të mirënjohur të Barcelonës nga viti 2015 deri në vitin 2019.

Ai ishte në klubin katalanas përgjegjës për rekrutimin dhë negocimin e marrëveshjeve për lojtarët e huaj. Në një intervistë për median spanjolle “Marca” ai deklaron se:”Është ë vërtetë fakti që unë negociova me klubin e Juventusit përsa i përket Pogbas. Por përtej bisedimeve, fakti është që klubi nuk kishte asnjë lloj synimi që ta blinte lojtarin me të vërtetë. Klubi më kishte dhënë mua këtë pozicion, por në të vërtetë ata nuk më lejonin mua të mbyllja marrëveshjet ose të bëja kontratat, këtë të drejtë ia kishin dhënë personave të tjerë në klubë.

Gjithashtu një emër tjetër që sygjerova unë ishte dhe Haaland, por personat në klube më thanë që ky nuk ishte një lojtarë i duhur për Barcelonën. Ndërsa nga Italia, unë sygjerova emra si Barella, ose Zaniolo, por e njëjta histori dhe me këta lojtarë ata nuk më lejonin ti kryeja këto marrëveshje”, Braida, që për momentin është në gjyq me klubin përsa i përket shkarkimit të tij, gjithashtu pranoi që marrëdhënia e tij me presidentin Bartomeu nuk ishte e mirë.

Xh.Z (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ariedo braida barcelona milan ariedo braida barcelona milan

Sondazh

Poll

Sport 27 Tetor 2020, 20:22

Interi ngec me barazim pa gola në Kiev

EUROPE – Interi akoma nuk po arrin të ketë vazhdimësi dhe as rezultate pozitive në Champions League. Në raundin e dytë të ndeshjeve të fazës së grupeve, s...

Sport 27 Tetor 2020, 10:37

Në vendin tonë nuk luhet asnjë sport

TIRANE – Jo vetëm futbolli, por në vendin tonë nuk zhvillohet asnjë aktivitet sportiv, disa për arsye pandemie dhe disa të tjerë për arsye kërkesash ndaj qeveri...