Sport

Kërcënoi arbitrin, drejtori sportiv i Juventusit e pëson nga Gjykata Sportive: 150 mijë euro gjobë

27 Tetor 2020, 16:41 Nga DOSJA
Kërcënoi arbitrin, drejtori sportiv i Juventusit e pëson nga

TORINO– Juventus nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Dy barazimet rradhazi me Crotonen dhe Veronën kanë shqetësuar drejtuesit e Juventusit. Megjithatë një rast i paprecedentë ka ndodhur në ndeshjen e fundit që bardhezinjtë zhvilluan ndaj skuadrës veroneze.

Drejtori sportiv i klubit, Fabio Paratici, ka zbritur nga tribunat për në dhomat e arbitrave në përfundimin e pjesës së parë. Sipas Gjykatës Sportive, drejtori i klubit i është drejtuar arbitrit me një gjuhë kërcënuese.

Në këtë pikë gjykatësi sportiv e ka parë të arsyeshme ta ndëshkojë financiarisht Paraticin me një gjobë prej 150.000 eurosh. Ndërkohë, është paralajmëruar edhe për një masë më të rëndë, në rast se një veprim i tillë përsëritet në të ardhmen.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport agnelli juventus paratici agnelli juventus paratici

Sondazh

Poll

Sport 27 Tetor 2020, 10:37

Në vendin tonë nuk luhet asnjë sport

TIRANE – Jo vetëm futbolli, por në vendin tonë nuk zhvillohet asnjë aktivitet sportiv, disa për arsye pandemie dhe disa të tjerë për arsye kërkesash ndaj qeveri...

Sport 27 Tetor 2020, 11:46

Mourinjo: Ehh… si kanë ardhur kohët

ANGLI – Hoze Mourinho sa herë fiton është edhe në formë për të bërë shaka. Kështu pas fitores minimale 1-0 të kësaj jave ndaj Bërnleit, trajneri portugez ka pos...