Politike

“Ke mbledh llumin”/ Kryemadhi përplaset me Kikinë, kryetarja e LSI-në: Ata që na kanë rrjepur, shkuan tek prehëri i Ra

26 Tetor 2020, 22:14 Nga DOSJA
“Ke mbledh llumin”/ Kryemadhi përplaset me Kikinë,

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për integrim, Monika Kryemadhi është përplasur mbrëmjen e sotme me gazetarin Mentor Kikia. E ftuar në studion e “Opinion”, Kryemadhi u nxeh, pasi Kikia e akuzoi se LSI-ja kishte mbledhur gjithmonë llumin.

Pjesë nga biseda

Mentor Kikia: Tani lëre mos fol kot sepse LSI-ja është shquar për mbledhjen e llumit. Gjithmonë keni mbledhur llumin…

Monika Kryemadhi: Kush, kush?? Ku e ke parë llumin, ti e njeh Mehmetajn, Klajda Gjoshën, Flida Kërpacin, Braimllarin?

Mentor Kikia: Lerë, mos bëj apel kot, sepse nuk është nevoja që llumi të vijë në parlament

Monika Kryemadhi: Po këto janë fytyra e LSI-ja, ata që e kanë rrjepur LSI-në, janë ulur në prehrin e Ramës…

Blendi Fevziu: Kush e ka rrjepur LSI-në?

Monika Kryemadhi: Ja ta thotë Kikia, se i di ai këto…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mentor kikia monika kryemadhi mentor kikia monika kryemadhi

Sondazh

Poll