Politike

Dash Shehi flet hapur: Opozita ka zgjedhur lider Bashën, rreth tij mblidhemi

18 Prill 2019, 19:19 Nga DOSJA
Dash Shehi flet hapur: Opozita ka zgjedhur lider Bashën, rreth tij

TIRANË- Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në rubrikën intervistë në RTV Ora tregoi tre faktorët që po çojnë në formimin e opozitës.

Shehi deklaroi gjithashtu se opozita shqiptare, që ka dalë nga parlamenti dhe vijon me protestat kanë zgjedhur për lider Lulzim Bashën, ndërsa të gjithë të tjerët, duke përmendur këtu edhe LSI janë në të njëjtin rang si parti opozitare.

Dashamir Shehi: Duhet të sqarohen njerëzit pse nuk duhet të hyjmë në zgjedhje. Ne dolëm nga salloni dhe të hyjmë në zgjedhje të vogla nuk shkon. Nuk mund të hyjmë nga salloni në korridor. 

Kjo opozitë që po krijohet nëpërmjet tre faktorëve: 

-Faktori bazë është egoizmi shqiptar, mania për protagonizëm është gjithmonë. 

-Kjo mazhorancë do ti ushqejë për të bërë këtë punë 

-Brenda kësaj zallamahie shqiptare ka edhe njerëz serioz që mendojnë se mund të ndryshojnë dhe unë uroj të vazhdojnë. 

Ne si opozita kryesore gjykojmë se këtu nuk ka vend për të hyrë. 

Ne grupi opozitar kemi zgjedhur zotin Basha. Të tjerët janë si ne. Basha duhet të jetë strumbullari ku agravohemi të gjithë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dash shehi kreu i lzhk lideri i opozites lulzim basha dash shehi kreu i lzhk lideri i opozites lulzim basha

Sondazh

Poll