Politike

Mocioni i Holandës/ Çili: Mesazh i qartë politik, mund ta bëjë edhe Gjermania

18 Prill 2019, 19:59 Nga DOSJA
Mocioni i Holandës/ Çili: Mesazh i qartë politik, mund ta

Botuesi Henri Çili, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka komentuar votimin e parlamentit hollandez, për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Çili tha se përgjithësisht Hollanda konsiderohet si pararoja e politikës së jashtme gjermane, pra se Gjermania mund të ketë shqetësime të ngjashme. Ai tha se votimi i parlamentarëve të Hollandës, është një mesazh i qartë politik.

“Dua ta shoh pak diplomatikisht. Hollanda konsiderohet si pararoja e politikës së jashtme Gjermane. Nuk është indeksi i kriminalitetit shqiptar më kryesori në asnjë vend të Europës. Grupet parlamentare të përfshira janë shumë, pra e shoh si një mesazh politik.

Nuk mendoj se do të shkojmë deri tek anullimi i vizave, por është një mesazh politik. Të gjithë e dimë se ky kryeministër, nuk ka më të njëjtën pranverë mardhëniesh me Gjermaninë. Për mua është një mesazh, i pozitës së re ku ndodhet kjo qeveri,”- tha Çili./Marrë nga Balkanweb

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjermania henri cili holanda mocioni i holandes gjermania henri cili holanda mocioni i holandes

Sondazh

Poll