Sport

Zgjedhjet për komitetin e UEFA-s, triumfon edhe Armando Duka

7 Shkurt 2019, 12:40 Nga DOSJA
Zgjedhjet për komitetin e UEFA-s, triumfon edhe Armando Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka është zgjedhur si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Duka është votuar mes 8 nga 11 kandidatët në një kongres të UEFA-s që po zhvillohet në Romë.

Duka ka marë 36 vota nga 55 që i duheshin për të marrë një mandat 4-vjeçar në këtë organizëm ndërkombëtar.

Kjo është hera e parë që shqiptarët përfaqësohen në nivele kaq të larta drejtuese në futbollin ndërkombëtar.

Detyrat dhe përgjegjësitë e një anëtari të Komitetit Ekzekutiv në UEFA

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është organizmi ekzekutiv suprem i UEFA-s. Përbëhet nga Presidenti UEFA-s dhe 16 anëtarë të tjerë, nga të cilët të paktën një femër, që zgjidhen nga Kongresi i UEFA-s, dy anëtarë zgjidhen nga Shoqata e Klubeve Europianë (ECA) dhe një anëtar që zgjidhet nga Ligat Europiane, të ratifikuara nga Kongresi, të gjithë me të njëjtat të drejta dhe detyra si të gjithë antarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv.

(f.a/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport armando duka komiteti i uefa armando duka komiteti i uefa

Sondazh

Poll