Politike

Nënshtetësia e futbollistit ganez/ Presidenca i përgjigjet Ramës: Për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës

23 Tetor 2020, 18:05 Nga DOSJA
Nënshtetësia e futbollistit ganez/ Presidenca i përgjigjet

TIRANE– Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili hodhi akuza ndaj kreut të shtetit për dhënien e nënshtetësisë shqiptare të një ftubollisti nga Gana. Në statusin e tij, Blushi shkruan se në lidhje me pastërtinë e figurës së futbollistit, kreu i qeverisë Edi Rama mund të  pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare.

“Nuk kishim asnjë dyshim! Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të KF Tirana, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si “terroristë”. Urrejtjen tënde për Tironën dhe ngjyrat bardhë e blu nuk ka për të ta amnistuar kush, bashkë me zullumet e tjera të tuat, për të cilat sigurisht do përgjigjesh një ditë. Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës, pengu i mafies së inceneratorëve, i kapur tashmë në flagrancë, bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për “terroristin” bardhë e blu! ORA E PËRBALLJES PO AFRON! Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli,”-shkruan ai. 

LAJMI KRYESOR: REPLIKAT/ I dha futbollistit pasaportën shqiptare për 8 orë, Rama akuza Metës: Gol me kokë drejtësisë! Cobbinah probleme me drejtësinë për falsifikim. Presidenca: Pyet tek ‘Siguria kombëtare’

(k.m/A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta nënshtetësia e cobbinah tedi blushi edi rama ilir meta nënshtetësia e cobbinah tedi blushi

Sondazh

Poll

Politike 23 Tetor 2020, 17:41

TIRANE– Ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka ka takuar liderin historik të PS-së, Fatos Nanon.Ata të dy shihen në një vend të qetë, pranë natyrës teksa Ko...