Aktualitet

Prej një jave e zhdukur/ Thirrja e dëshpëruar e nënës për 19-vjeçaren shqiptare: Të gjithë rrimë me sytë nga dera e h

23 Tetor 2020, 20:31 Nga DOSJA
Prej një jave e zhdukur/ Thirrja e dëshpëruar e nënës

GREQI- Kërkimet për Artemis Vasilin, 19-vjeçares shqiptare, e cila prej një jave rezulton e zhdukur, ende vazhdojnë. Ndërkohë që thirrjet e familjarëve të saj për t’u kthyer në shtëpi nuk ndalojnë. Ditën e sotme nëna e saj i ka bërë thirrje vajzës, me dëshpërim se janë duke e pritur të gjithë me lor në  sy nga dera, duke e pritur që të kthehet. 

Të gjithë e duam dhe rrimë me sytë nga dera e hapur duke pritur Artemisin të hyjë. Dera është e hapur pasi po pret vajzën,”- ka thënë e dëshpëruar nëna e 19-vjeçares shqiptare.

Ndërkohë vajza rezulton e zhdukur prej një jave, ditën e djeshme babai i vajzës ka treguar se është përpjekur që të kontaktojë me  24- vjeçarin që dyshohet se ajo ka pasur lidhje por nuk morën asnjë përgjigje. Hera e fundit që u pa Artemis ishte e premtja e kaluar kur së bashku me një mikeshë po shkonte drejt stacionit të autobusit për të dhënë një intervistë pune. I fundit që u takua me të ishte burri i motrës dhe më pas askush nuk mësoi diçka për Artemis.

Ndërsa një punonjës i shërbimit Silver Alert zbuloi se kamerat e sigurisë kanë treguar që Artemis nuk hipi në autobusin pranë shtëpisë për të shkuar në intervistën e punës por eci rreth një kilometër mirëpo mbetet e paqartë se cila ishte rruga që ndoqi më pas.

Familja është përpjekur ta telefonojë disa herë, por telefoni i saj del i fikur. Disa dëshmitarë kanë treguar se hera e fundit që e kanë parë në rrugë ka qenë dita e hënë kur Artemis ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe fizike. Ndërkohë grupi hetimor po heton dhe shoqërinë e vajzës, ndërsa janë bërë dhe kërkime për të hapur rrjetet sociale të saj, për të zbuluar kush kanë qenë kontaktet e saj të fundit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artemis vasilin zhdukja e shqiptares ne greqi artemis vasilin zhdukja e shqiptares ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Tetor 2020, 19:49

TIRANË– Një 34-vjeçar është prangosur pasi ka ndërmjetësuar që kundrejt pagesës persona të bëhen pjesë e skuadrës së sigurisë “Illyrian Guard”...