Aktualitet

23 Tetor 2020, 19:49 Nga DOSJA

TIRANË– Një 34-vjeçar është prangosur pasi ka ndërmjetësuar që kundrejt pagesës persona të bëhen pjesë e skuadrës së sigurisë “Illyrian Guard”. Mësohet se Edmond Zaimi ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka luajtur rolin e “sekserit” për të ndikuar tek pranimi i pjesëtarëve të forcës së re.

Ndërkohë që Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për veprat penale ushtrim e ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Burime për OraNews bëjnë me dije se i riu kishte marrë si ryshfet shumën prej 50 mijë lekësh të vjetra në këmbim e marrjes së vendit të punës. 

“Illyrian Guard” ofron shërbime me pagesë ndaj personave fizikë e juridikë publikë dhe privatë. Me një kapital fillestar 10 milionë lekë të përballuar nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, “Illyrian Guard” është 100 % në pronësi të Ministrisë së Brendshme.

Kompania u krijua nga Ministria e Brendshme me qëllim ruajtjen e institucioneve shtetërore, ku pjesë e kompanisë janë rreth 500 punonjës, ndërkohë pjesë janë edhe efektivët e Policisë me moshë mbi 55 vjeç, që do të shërbejnë duke në ruajtjen e godinave qeveritare.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond zaimi illyrian guard edmond zaimi illyrian guard

Sondazh

Poll