Politike

Skualifikimi nga PD, reagon Tritan Shehu: Ashtu siç dinë të të hapin derën, dinë edhe ta mbyllin atë

23 Tetor 2020, 17:08 Nga DOSJA
Skualifikimi nga PD, reagon Tritan Shehu: Ashtu siç dinë të

TIRANE– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me lajmet që qarkulluan se ai është skualifikuar nga gara për të të kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-ministri i Shëndetësisë është shprehur se nuk ka dëshirë të komentoj disa mendime negative ndaj tij të një “komisioni”. Sipas tij, vendimin për të kandiduar për deputet pas votimit të anëtarësisë e ka vetëm kryetari i P, Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe askush tjetër, duke nënkuptuar se nuk e pranon vendimin e Komisionit të PD për përzgjedhjen e kandidatëve.

Postimi i plotë:

Ne pergjigje te disa pyetjeve qe po me vine ne lidhje me hamendesi mediatike per nje mendim negativ ndaj meje te nje «komisioni», po rendis disa rreshta. Se pari realisht nuk dua te komentoj mendimet qe mund te kene per mua individe te ndryshem, qofte dhe pjese e ndonje «komisioni», kjo do te me dukej e tepert, jo e nevojeshme dhe vleresuese. Pa pasur ndonje rendesi thelbesore te qenit apo jo deputet per veprimtarine time politike, te cilen e kam realizuar qe me 1990 si nje nga nismetaret e PD, si kryetar i saj, minister, deputet, apo pa pasur asnje nga keto ofiqe kudo ku kam qene apo ku jam, dua te nenvizoj se: 1-Vendimin per te kandiduar per deputet mbas votimit te antaresise se PD e kane tager vetem institucionet statuore te saj, Kryetari, Kryesia e Keshilli Kombetar, askush tjeter. 2-Ndersa vleresimi i vertete per mua ishte ai votim, qe beri se fundmi antaresia e PD se Gjirokastres, e cila ashtu sic me ka mbeshtetur ne keto vite me mbeshteti perseri me voten e saj te qarte. Ky vleresim eshte thelbesor jo vetem per mua, por dhe per PD, vecanerisht kur vjen nga ata njerez te tille te mencur, qe ashtu sic dine te te hapin deren, dine edhe te ta mbyllin ate, sic edhe ka ndodhur.

Në media u komentua se Shehu është skualifikuar nga listat e PD, mirëpo në listën e plotë të bërë publike nga vetë partia, ish-deputeti ndodhet në listën e13 kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike skualifikimi nga pd tritan shehu skualifikimi nga pd tritan shehu

Sondazh

Poll