REPLIKAT/ I dha futbollistit pasaportën shqiptare për 8 orë, Rama akuza Metës: Gol me kokë drejtësisë! Cobbinah probleme
23 Tetor 2020, 17:29Nga DOSJA
TIRANË–Pas debateve për shpërndarjen e dekoratave dhe inceneratorëveve, tanimë debate publik mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama ka “kaluar” tek shpërndarja e nënshtetësive nga kreu i shtetit. Numri një i qeverisë, ka komentuar dhënien e nënshtetësisë brenda 8 orëve për futbollsitin ganez të skuadrës së Tiranës, i cili sipas Ramës ka probleme me drejtësinë.
Në reagimin e kryeministrit shkruhet se Winful Cobbinah është nën akuzë për falsifikim dokumentash. Nuk ka vonuar shumë dhe kundërreagimi ka ardhur nga Presidenca. Zëdhënësi Tedi Blushi ka mohuar faktin se ganezi ka probleme me ligjin shkqiptar, duke ftuar kreun e qeverisë që të intersohet për më shumë detaje tek institucionet e sigurisë kombëtare.
Po kush është futbollisti ganez që duhet të bëhej me urgjencë shqiptar?Bëhet fjalë për futbollistin nga Gana, Winful Cobbinah, i cili është një nga emrat kryesore të ekipit kampion të Tiranës.
Më 28 shtator Presidentit Meta i mbërriti kërkesa nga ekipi i Tiranës për t’i dhënë ganezit pasaportën shqiptare në mënyrë që ai te merrte pjesë në ndeshjen me Yong Boys në Zvicër. Duke marrë parasysh nënshtetësinë e tij ganeze, procedurat e marrjes së vizës për të udhëtuar drejt Zvicrës ishin më të komplikuara se për futbollistët e tjerë vendas. Ndaj për të lehtësuar procedurat, klubi i Tiranës ka kërkuar marrjen e nënshtetësisë së tij.
Deri më tani, presidenti Ilir Meta nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me shpërndarjen e nënshtetësive.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar çështjen e shumë diskutuar të ditëve të fundit, atë të shpërndarjes së nënshtetësive shqiptare nga presid...
TIRANE– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me lajmet që qarkulluan se ai është skualifikuar nga gara për të të kandiduar në ...
TIRANE– Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka deklaruar se Halim Kosova ka dhënë vetë dorëheqjen.“Zoti Halim Kosova është tërhequr vetë, është dorëhe...
TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Kuvendin, Elisa Spiropali ka ndarë dhuratën për ditëlindje që i ka bërë kryeministri Edi Rama. E ftuar në emisio...
TIRANE– Deputetja shtatzënë e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është prekur nga virusi Covid-19. Mësohet se i infektuar është dhe bashkëshorti i saj.Rreth ...
GRAMSH– Ditën e sotme, Prokuroria e Elbasanit kishte një të ftuar “VIP” në ambientet e saj. Bëhet fjalë për kreun e Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe, i...
TIRANË– Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj i është përgjigjur deputetit Myslim Murrizit, i cili një ditë më parë nga foltorja...
SHKODËR– Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka rikthyer në detyrë për herë të parë që prej krijimit të tij, kreun e Gjykatës së Shkodrës, Fuat Vje...